Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar në Facebook citimin e Sokratit, që është postuar nga Edi Rama përsa i takon shpifjes.
Manjani në postimin e tij rendit disa nga rastet që Rilindasit kanë shpifur, ndërsa shkruan se ato janë të mbushura edhe me djallëzi dhe tregojnë shpirtin katran.
Ish-ministri Manjani përmend rastet e shpifjeve të Rilindjes, si shtatzaninë e Griseldës ashtu edhe me financimin e PD nga rusët.
Kujtojmë se Rama hodhi në parlament paketën e Anti-shpifjes që cënon seriozisht lirinë e medias.
Postimi i plotë i Manjanit:
“Shpifjet nuk janë vetëm djallëzore, por infektojnë shpirtin me djallëzi”- citon Sokratin Edi Rama.
Shumë citat i bukur!
Ja, psh, të marrim shtatëzaninë fallco të Griseldës. Djallëzi sa më ska!
Deri në Bruksel vajti nami i djallëzisë me email. Shpifje e djallëzuar me përmasa ndërkombëtare.
Po kur rusët financuan PD?! Djallëzi e çfarë djallëzie..!!
I lemë këto djallëzitë teatrale të tërmetit, të çpifura sa më ska,…
E kështu me radhë ka shembuj plot të djallëzisë dhe të shpirtit katran të infektuar nga pushteti pa vota që mban…