Ali Ahmeti personazhi i vitit në “Opinion”, Shqiptarët nga qiraxhinj, janë bërë zot në shtëpinë e vetë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.12.2019, 13:21

Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti para pak kohësh Kongresin e tij të katërt, në të cilin u rizgjodh kryetari i partisë, Ali Ahmeti. Në Kongres nuk pati asnjë kandidat tjetër për postin drejtues të partisë shqiptare në pushtetin e Maqedonisë së Veriut.

Ai ka qenë një nga personazhet e vitit, përzgjedhur nga emisioni Opinion, ndërsa ka treguar se çfarë kanë fituar shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Ta themi kështu simbolikisht, shqiptarët nga qiraxhinj në vendin e vetë janë bërë zot në shtëpinë e vetë. Po pse them unë kështu? Një popull, një komunitet ka flamurin e vetë kombëtar, që na përfaqëson, flamurin shqiptar edhe tre universitete në gjuhën e vetë amtare. Një popull që ka vetëqeverisjen e vetë lokale, që ka shërbimet e veta shëndetësore”, ka thënë ai.

Zoti Ahmeti është në krye të Bashkimit Demokratik për Integrim që nga themelimi i partisë në vitin 2002, menjëherë pas konfliktit të armatosur ku ai drejtoi Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Asnjë kryetar partie në Maqedoninë e Veriut deri tani nuk ka qëndruar aq gjatë në post sa zoti Ahmeti.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit