Artur Zheji: Ramë, kërkoi falje Kosovës dhe mbylle për ca kohë gojën gënjeshtare

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.12.2019, 10:30

Gazetari Artur Zheji ka komentuar “Mini-Shenegenin Ballkanik” që kryeministri Rama e trumpeton aq shumë.

Në thelb të shkrimit të Zhejit, është fakti se Rama duhet t’i kërkojë falje Kosovës për nismën që është përfshirë.

Këtë, gazetari e shpreh me mburrjen e Ramës mbi leximin e veprave letrare, që sjellin zhvillim, por që sipas Zhejit kjo është të jesh një hileqar tipik apo maksimumi një kryetar koperative.

Në fund të shkrimit, gazetari i kërkon Ramës që ta mbylli gojën për ca kohë, pasi është duke gënjyer shumë.

Kujtojmë se Rama priti në Tiranë, presidentin serb Aleksandër Vuçiç ngjarje e cila u shoqërua me protesta dhe reagime të shumta.

Nga Artur Zheji:

Sot KM-ja nxorri në mediat e fshatit një thënie jashtë kontekstitit filozofik, të filozofit Kierkegaard, për të na mbushur mendjen se ajo që bëri me Mini Shengenin dhe qasjen e turpshme kombëtare dhe ndërkombëtare ndaj Kosovës, është një fryt i leximeve të veta filozofike, ku fantazmat e këshillojnë të “guxojë”, që të mos humbë veten.

Se kush është Kierkegaard, nuk është vendi ta themi këtu, por ai, përveç dhimbjes së mesit, që e ka patur të përbashkët me KM-në e fshatit tonë, nuk ka asgjë tjetër Kierkegaard, në doktrinën e tij, mendonte se “egzistenca e njeriut përbëhet nga ankthi dhe dëshpërimi që buron nga dështimet…” Më kujtohet se në vitet ’90, qarkullonim midis nesh, një libërth të këtij filozofi, me këtë emër të vështirë dhe krejt depresiv në veprën e tij, gjëndje që na përshtatej shumë në zymtësinë e diktaturës ku jetonim asokohe. Por ta shfletosh sot Kierkegaardin dhe t’ja japësh publikut, sepse të shkon me mjekrën e rritur dhe se kërkon të justifikosh budallallëkun që bëre me vetëdije me Vuçiçin në Tiranë, është të jesh një hileqar tipik apo maksimumi një kryetar kooperative që mburresh se ke lexuar Marksin, pavarësisht se nuk ke realizuar planin e korrje-shirjeve. Të ka ecur deri tani me këto, e ndoshta të ecën më tej, o kryeministri i fshatit tonë, po më mirë te del të kërkosh falje drejt e drejtë se e ke menderosur për faqe të zezë! Të leverdis më mirë të thuash se je i paditur, sikundër je në të vërtetë, se të shtiresh i mbiditur, që na vuan nga keqkuptimi me injorancën që të rrethon… Kërkoi falje Kosovës dhe Prishtinës zyrtare dhe mbylle për ca kohë gojën gënjeshtare!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit