Në këtë kohë të ftohtë mjekët japin disa këshilla që të mbani larg gripin. Sipas tyre duhen larë duart shpesh, të shmanget prekja e hundës, gojës dhe syve.
Po ashtu duhet ngrënë shëndetshëm dhe të pini shumë lëngje. Gjithashtu këshillohet që të merren edhe tableta me vitamin C.
Mjekët thonë se gjatë ditëve të ftohta kujdes të veçantë duhet të bëjnë personat që vuajnë nga një sëmundje kronike siç janë presioni i lartë i gjakut, sëmundja e zemrës, diabeti, glaukoma, sëmundja e tiroides dhe më shumë që mos të sëmuren me grip.
Ndërsa për personat që pinë cigare mjekët këshillojnë që ta pinë sa më pak gjatë ditëve të ftohta.