Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka hedhur akuza të forta ndaj disa shteteve të Lindjes, duke i akuzuar ato për krime ndaj njerëzimit.
Përmes një postimi në Twitter, Trump dha alarmin se Rusia, Irani dhe Siria po vrasin me mijëra civilë të pafajshëm në provincën e Idlib-it.
Ky reagim i presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë erdhi pas ofensivës së nisur nga forcat qeveritare siriane në Idlib, ndërsa mijëra banorë kanë braktisur qytetin.
Trump kërkon që kjo gjë të ndalohet, ndërsa cek edhe kontributin e Turqisë për ndalimin e kësaj masakre.
Reagimi i Trump: