Meta thirrje popullit: Të ngrihemi të gjithë në këmbë, të detyrojmë Parlamentin të bëjë ligjin për referendum

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.12.2019, 23:23

Presidenti Ilir Meta ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora, ku foli për situatën e rënduar politike në vend.

Kreu i Shtetit u shpreh se i ka bërë të gjitha përpjekjet për një dialog mes opozitës dhe mazhorancës, por që s'dhanë asnjë rezultat.

Meta i bëri thirrje popullit që të ngrihet në këmbë dhe të detyrojë Parlamentin të bëjë ligjin për referundum.

Sipas presidentit, kjo është e vetmja alternativë për zgjidhjen e krizës dhe nxjerrjen e vendit nga ky batak.

Ai deklaroi:

I kam bërë përpjekjet e mia për dialog me opozitës dhe qeverisë. Situata është kjo që është, Rama zgjodhi rrugën e kapjes së të gjithë institucioneve dhe të kapjes së reformës në drejtësi. Opozita zgjodhi rrugë shumë të gabuar që ishte delegjitimimi i institucioneve, dy rrugë pa asnjë takim. Ja ku jemi në këtë situatë, në këtë derexhe prandaj kam ardhur në këtë pozicion që si presidenti duhet ti them diçka njerëzve ore çfarë do të bëhet në këtë vend, kjo nuk shkon, si ta zgjidhim këtë. Ka vetëm një rrugë, asnjë shpresë tek kjo klasë politike. Po patët shpresa do prisni edhe 2000 vjet. Rruga është që të gjithë të ngrihemi në këmbë, të detyrojmë Parlamentin të bëjë ligjin për referendum dhe të shkojmë drejt referendumeve. Kaq. Vetëm aplikimi i referendumeve do e nxjerre Shqipërinë nga ky batak. Përderisa e kemi te vështire për dialog, për bashkëpunim dhe për të marrë përgjegjësi, atëherë referendumi mbetet e vetmja zgjidhje. Unë besoj shume tek demokracia dhe tek dhënia e këtij pushteti populli. Boll me vagabondët qe flasin ne emër te popullit, tani duhet te flasë populli me referendum."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit