Një deputet në Japoni është prangosur. Ai akuzohet se ka marrë rryshfet 34.000 dollarë për të lejuar hapjen e një kazinoje.
Deputeti arrestuar është Tsukasa Akimoto. Por ai i ka mohuar akuzat dhe thotë se nuk ka marrë kurrë ryshfet.
Sipas mediave të huaja deputeti akuzohet se mori para nga tre punonjës në një kazinoje. Të tre këta i kishin kërkuar ndihmë për gjetjen e një ambienti për zhvillimin e aktivitetit.
Edhe tre punonjësit janë arrestuar. Kujtojmë këtu se në vitin 2016, parlamenti japonez votoi pro që kazinotë të hapen vetëm brenda hoteleve luksozë.