Sistematizimi në MPB bëhet për blerje votash

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.12.2019, 21:15

Aleanca për Shqiptarët ka shprehur kritika për sistematizimin e fundit në MPB.

“Për më shumë se tre vjet qeverisje të LSDM-së dhe BDI-së gjithçka premtuan realizuan të kundërtën. Në vend se krimi dhe korrupsioni të ulen në përqindje, ato vazhdojnë të jenë në rritje, në vend se të krijohet një sistem i mirëfilltë i sigurisë së qytetarëve, ata ende nuk i besojnë organeve shtetërore dhe në vend se të arrihet përfaqësim i drejtë dhe adekuat i qytetarëve, diskriminimi nuk ndërroi aspak kahje! Për këto arsye, Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht ministrin OliverS pasovskipse ende nuk kemi ligj të ri për punë të brendshme dhe polici; me çfarë të drejte ligjore dhe kushtetuese bëhet sistematizimi dhe avancimi i kuadrove të policisë; ku është zëvendësministri shqiptar të flas për përfaqësimin e ulët të shqiptarëve në Ministrinë për Punë të Brendshme ku ai është zëvendësministër. E kujtojmë zv.ministrin e BDI-së se përqindja e shqiptarëve në hierarkinë e MPB-së është vetëm 4%!”, thekson ASH.

Departamenti për Punë të Brendshme pranë kësaj partie vlerëson se në një kohë si kjo, në prag të zgjedhjeve është joligjore të bëhet sistematizim në MPB. Ndërkaq bëjmë thirrje që çështjet e MPB-së të fillojnë të rregullohen me ligj, dhe jo me vendime të qeverisë, sepse një praktikë e tillë dëshmon ndikimin partiak në organe shtetërore shumë të rëndësishme siç është Ministria për Punë të Brendshme. “Nuk është hera e parë që ndodhin skandale të tilla në prag të zgjedhjeve me qëllim të shfrytëzimit të pozicioneve brenda institucionale për ndikim në zgjedhje, kjo dëmton demokracinë dhe zgjedhjen e lirë të qytetarëve.”, thekson ASH.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit