Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në pyllin e Chios në Greqi, ku është gjetur një trup i pajetë.
Balkan Web raporton se trupi dyshohet të jetë i një shqiptari.
Një oficer grek ka gjetur trupin e dekompozuar të lidhur në një pemë me litar dhe menjëherë ka njoftuar institucionet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës, në një zonë të pyllëzuar mes fshatrave Kalamoti dhe Patrica, konkretisht te varrezat e Kalamotit.
Mirëpo, mendohet se trupi i pajetë i përket shqiptarit, Lorenc Metaj.
Ai ishte shpallur i zhdukur nga banesa e tij, por deri më tani asgjë nuk është 100% e sigurt nëse trupi i përket Metajt.
Policia po heton për identifikimin e plotë të viktimës.