Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë QSUT-së në Tiranë.
Mësohet se një kalimtar është përplasur nga një automjet, teksa po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit dhe gjendja e personit të plagosur.
Ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar mbi ngjarjen.