Sot një muaj nga tërmeti, çfarë ka bërë qeveria deri tani?

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.12.2019, 19:32

Sot bëhet fiks një muaj nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ku fatkeqësisht u shuan 51 jetë si dhe u plagosën shumë të tjerë.

Gjithashtu, lëkundja e fortë dëmtoi dhe shumë banesa, ku familjet e shtëpive të prishura vijojnë të jetojnë ende në çadra.

Disave prej tyre, ende nuk u janë vlerësuar shtëpitë nga ekspertët dhe për këtë arsye po vijojnë të qëndrojnë në qiell të hapur.

Raportimet e ABC NEWS por edhe denoncimet e opozitës tregojnë se kur muaji ka kaluar, banorët ende vijojnë të jetojnë në çadra ndërkohë që objektet e tyre ende s’janë vlerësuar nga ekspertët.

Kryeministri ka premtuar se në fund të janarit do të ketë një raport përfundimtar të dëmeve, ndërkohë që rindërtimi nuk do të nisë pa u zhvilluar më parë konferenca e donatorëve e cila pritet të mbahet në fillim të shkurtit.

Qeveria ka përcaktuar mënyrën se si do të bëhet rimëkëmbja në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Përmes një akti normativ, ajo ka bërë kategorizimin e personave që përfitojnë nga fondi i rindërtimit dhe subjekteve që nuk do të marrin shpërblim pavarësisht dëmeve që kanë pasur.

Akti normativ përcakton mënyrën se si do të ndërtohen pallatet dhe banesat private të cilat u shpallën të pabanueshme dhe i hap rrugë blerjes së apartamenteve të pashitura në pallatet ekzistuese nëse kërkesa nga qytetarët do të jetë e larte.

Qeveria nuk ka ende një numër përfundimtar të objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, por ka përcaktuar përmes një akti normativ rrugën që do të ndjekë për të rimëkëmbur zonat e prekura nga tërmeti.

Kur ka kaluar 1 muaj nga fatkeqësia natyrore, i vetmi ndryshim i rëndësishëm që qeveria ka ndërmarrë është emërimi i një ministri për Rindërtimin ndërkohë që për dhjetëra banorë jetesa vazhdon në çadra.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit