Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një pikë karburanti në Tiranë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Kombinat.
Dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e çarjes së një tubi gazi.
Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka asnjë person të lënduar.
Dëshmitarë nga vendngjarja kanë dërguar edhe pamje nga shpërthimi, ku shihen flakët që kanë pushtuar karburantin.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.