“Bukëshkalë e besëprerë”, ish-ministri i PS shpërthen ndaj Ramës: Injorant, hajdut, kloun arrogant, tradhëtar!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.12.2019, 19:07

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, i cili është një ndër figurat kryesore të kësaj force politike, që prej themelimit të saj, ka publikuar në rrjetet sociale një shkrim me tone të ashpra kundër kryeministrit Rama.

Në shkrimin e tij, Islami e cilëson kreun e qeverisë si injorant të kompleksuar, i cili përpiqet që inferioritetin e tij ta kompesojë e maskojë me mashtrime, gënjeshtra e megallomani.

Sipas ish-ministrit socialist, Rama përpiqet t'i maskojë dobësitë e tij me arrogancë, ulërima, cinizëm dhe me ofendime, ndërsa eksitimin e transformon në marrëzi dhe depresionin e kuron me drogë.

Më tej, ai thekson se Rama fsheh një urrejtje për cilindo ndaj të cilit ndjehet inferior.

Islami e perifrazon kryeministrin duke e cilësuar "hero hajdut, kloun arrogant dhe tradhëtar bllofues".

Shkrimi i plotë:

INJORANT I KOMPLEKSUAR…

Cdo i paaftë ambicioz vuan rëndë nga kompleksi i inferioritetit…Inferioritetin e tij përpiqet ta kompensojë e maskojë me mashtrime, gënjeshtra e megallomani…Me veshje e paraqitje ekstravagante dhe xhestikulacione atipike e djallëzore Dobësitë i maskon me arrogancë e ulurima, cinizëm e ofendime, por edhe me frikë e depresion…Eksitimin e transformon në marrëzi dhe depresionin e kuron me drogim…Ndërkohë që fsheh një urrejtje për cilindo ndaj të cilit ndjehet inferior, vecanërisht ndaj të aftëve

HERO HAJDUT

Shok i ngushtë me oligarkët e hajdutët, me një dëshirë të shfrenuar për para të pista e jetë luksoze…Me një dëshirë ekstreme për të vjedhur dhe për të kontrolluar gjithcka…Mburravec i sëmurë, i vetmi hero që sakrificat s’i vlerësohenNdërkohë që gjatë të gjithë kohës ndjen se fundi i palavdishëm do të jetë i turpshëm …Shpërthen kur merr vesh se të gjithë ata që e kanë mbështetur nisin ta abandonojnë…Fundi i pashmangshëm dhe abandonimi nga të gjithë e tmerrojnë…

KLOUN ARROGANT

Me të huajtë e ata që s’e njohin kërkon të hiqet interesant me barcaleta e humor banal…Me të fortët sillet i nënshtruar kurse me vajzat e gratë gojëpisët e fjalëndyrë…Me qytetarët e thjeshtë arrogant e cinik…Jo rrallë në rolin e klounit që qan por edhe tallet me të gjithë e gajas gjithë dynjanë…Sa herë ndjehet keq shfaqet qarraman zavarranik që lëpihet…Dhe sapo arrin qëllimin shfaqet mosmirënjohës, bukëshkalë e besëprerë me të gjithë…Fillimisht këto sjellje i shpreh brënda familjes, pastaj me shokët e ngushtë, më tej në shoqëri e kudo..

TRADHËTAR BLLOFUES…

Në fund përpiqet të shpëtojë nga mashtrimet e dësthimet duke u fshehur me strehën e maskarenjve…Në strehën e sharlataneve, si kloun, nacionalist i neveritshëm, populist i pështirë…Kjo e shtyn të ribashkohet me qelbësirat…të cilët i kërkon dhe e kërkojnë me qiri deri në fund…Vecanërisht me tradhëtarët e shqiptarisë ndërkohë që ka shumë frikë mos e cilësojnë tradhëtar…Sepse gjithmonë kishte menduar që mashtrimet e bllofet e kishin shëndërruar në hero…

KAZANI VLON…

Ndërkohë që mendon se shumica e pashpresë do të qëndrojë e heshtur…Me bindjen e thellë se heshtja e shumicës e ka varrosur të vërtetën e shpresën…Kazani vlon dhe ndjen se revoltën nuk e kontrollon dot më…Me siguri shumë shpejt do të jetë ndryshe!..

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit