Disa aktivistë të nismës “Thurje” kanë bërë një lëvizje të papritur ditën e sotme kundër ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos.
Ata kanë shpalosur një banderolë të gjigante në mes të Durrësit, pikërisht përpara pemës së Krishtlindjeve.
Ata kërkojnë drejtësi dhe sipas tyre drejtësia vjen duke arrestuar Vangjush Dakon.
“Duam drejtësi, Vangjush Dako në qeli”, shkruhet në pankartën e paraqitur nga aktivistët e nisëm 'Thurje'.
Kujtojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit, e ka shpallur person “non grata” Dakon dhe familjen e tij, duke e akuzuar atë si të përfshirë në afera korruptive.
Ndërkohë, pas tërmetit dramatik të 26 nëntorit, që dëmtoi ndërtesa të shumta në qytetin e Durrësit, i akuzua edhe firma e ndërtimit të vëllezërve Dako për mungesën e cilësisë së betonit.