‘Minishengeni’, analisti shpërthen keq: Kur derdhej gjak në Kosovë, Rama hante peshk krudo dhe tregonte qyfyre

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.12.2019, 18:01

Analisti i njohur, Artur Zheji i është kthyer keq Ramës në lidhje me Minishengenin Ballkanik, ku ka reaguar me anë të një shkrimi në portalin 360 Gradë.

Ai shkruan se gjatë kohës kur Kosova derdhej në gjak, Rama ishte ministër Kulture dhe si i tillë rrinte e tregonte qyfyre duke ngrënë peshk krudo.

Në fund, analisti ka edhe një këshillë për kryeministrin, ku i thotë që duhet të kthehet pas.

Kjo gjë, pasi ka shkelur në një minë shumë të rrezikshme, siç është pikërisht minishengeni Ballkanik.

Ja çfarë shkruan Zheji:

E bëri edhe këtë ay, kryeministri ynë! E bëri mbledhjen e ballkanasve veriorë, pa Kosovën dhe duke i kthyer dukshëm shpinën kësaj toke të përgjakur?!

Kush e këshillon?

Kush e shtrëngon, kush e mban peng dhe çfarë e nxit kryeministrin që duket se e njeh fare pak historinë e vendit të tij?

Ku ishte ky lloj robi, 20 vite më parë kur derdhej gjak në Kosovë dhe ay, hante peshk krudo, tregonte qyfyre dhe zbavitej, si ministër kulture?

Është kjo një hakmarrje ndaj Bashkimit Europian dhe ndaj Berlinit?

Është ky një lapsus?

Mendoj se ka kohë të kthehet pas ky, sepse ka shkelur një minë shumë të rrezikshme!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit