Një episod totalisht i pazakontë ka ndodhur sot në Itali gjatë ndeshjes mes Konsencas dhe Empolit në Serinë B italiane.
Sfida u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të vendasve, por një gol "fantazmë" i Empolit në minutën e 83’ ka bërë të plasi debati në Itali.
Samuele Riçi më një gjuajte të fortë nga jashtë zonës, bëri që topi ta kalonte vijën e portës, por nuk u quajt gol nga gjyqtari me pretendimin se nuk e kishte kaluar vijën fatale.
Ky gabim i arbitrit i kushtoi rëndë Empolit, të cilët në fund dolën të mposhtur nga kjo transfertë. “Gol line technology” nuk aplikohet në Serie B dhe për këtë arsye goli nuk është parë nga gjyqtarët.
Pamjet janë të qarta dhe secili mund të gjykojë vetë...