Kërcënimet e Veliajt, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ me protestë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.12.2019, 16:59

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka kthyer përgjigje sërish kryebashkiakut Veliaj, i cili vijon me kërcënimet për shembjen e TK.

Ata shprehen se veprimet e Veliajt nuk tregojnë gjë tjetër veçse dëshpërimin e tij për të legjitimuar grabitjen e planifikuar të pasurisë kombëtare.

Më tutje, ata i kthehen atij 'dhëmbë për dhëmbë' duke paralajmëruar protestë mbrëmjen e sotme, ku fton edhe qytetarët për mbështetje.

'U bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës që sonte të forcojmë edhe më shumë radhët në protestën tonë të mbrëmjes e të tregojmë edhe fizikisht se gatishmëria jonë është gjithmonë maksimale', thuhet në njoftim.

Gjithashtu, ata theksojnë se Veliaj të jetë i sigurtë që të ardhme në politikë nuk do të ketë, ku figura e tij do të jetë e diskretituar në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Deklarata e plotë:

Erion Veliaj, kryetari i votuar me votat e 15% të qytetarëve të Tiranës, në daljen e tij të radhës na kujton që nuk ka hequr dorë nga Teatri Kombëtar dhe nga kërcënimet ndaj nesh.

Marrëveshjet e fshehta, me kreun e qeverisë moniste dhe oligarkët e kanë sjellë në pikën pa kthim. Sorollatja e tij rreth teatrit, herë duke sjellë të akuzuarin për shpërdorim detyre nga Aleanca në prokurori, zëvendësin e tij, herë duke shkëputur ujin dhe dritat dhe së fundmi duke shklyer banderolën "Monument Kulture Mbrohet nga Populli", nuk tregon gjë tjetër veçse dëshpërimin e tij për të legjitimuar grabitjen e planifikuar të pasurisë kombëtare.

Si qytetarë të Tiranës e si qëndrestarë në kauzën e Teatrit, i kujtojmë kryetarit të Bashkisë që nëse ai vë në lojë jetën e Teatrit për karrierën e tij aktuale, të jetë i sigurtë që të ardhme në politikë nuk do të ketë. Figura e tij do të jetë e diskretituar në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Si njerëzit që i kanë dhënë jetë sheshit të Teatrit për gati 2 vjet me protestën e Teatrit Kombëtar prej mbi 5 muajsh, ne kemi dhënë shembullin e qartë të rezistencës, sakrificës e vendosmërisë që me qytetari e me art ta zmbrapsim dorën shkatërruese të qeverisë e bashkisë. Dhe për këtë qytetari, rezistencë e art kemi siguruar mbështetje të nivelit më të lartë në Europë.

Jemi të bindur që kryetari i bashkisë pavarësisht se bën sikur nuk sheh e dëgjon, e njeh shumë mirë forcën tonë për të mos lejuar asnjë moment rrezikimin e objektit, i cili sot më shumë se kurrë është sheshi ku është mbjellë fara e demokracisë!

I kujtojmë veçanërisht opinionit publik se Presidenti i Republikës e ka çuar ligjin "Fusha" në Gjykatën Kushtetuese më 24 korrik të këtij viti dhe asnjë veprim nuk mund të kryhet derisa kjo gjykatë të shprehet!

Teatri Kombëtar, qysh nga 10 dhjetori 2019 është një nga 14 vendndodhjet më të rrezikuara të Europës, duke u njohur kështu si pasuri me vlera dhe pjesë e trashëgimisë Europiane.

Ne si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kemi zhvilluar rreth 50 aktivitete teatrore, letrare, kulturore e shoqërore në atë objekt që ai e parashikonte që do të ishte i rrafshuar që në vitin 2018.

Ne nuk harrojmë asnjë nga kërcënimet e tij, por jemi tërësisht të vendosur që ta vazhdojmë me përkushtim rezistencën tonë. I kërkojmë me këtë rast të bëjë transparent me urgjencë gjithë procesin e vendimmarrjes për tenderin për Teatrin sepse kanë kaluar gjithë afatet zyrtare për këtë gjë. Përveç pasojave politike, mosrealizimi i kësaj transparence do të ketë pasoja ligjore për të.

U bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës që sonte të forcojmë edhe më shumë radhët në protestën tonë të mbrëmjes e të tregojmë edhe fizikisht se gatishmëria jonë është gjithmonë maksimale.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, 26 dhjetor 2019

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit