Pas humbjes me Chelsean javën që shkoi, Tottenhemi është rikthyer sonte menjëherë te fitorja.
Skuadra londineze e drejtuar nga Jose Mourinho ka mposhtur sot me rezultatin 2-1 Brightonin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Premier Ligë.
Ndeshja nuk e nisi mirë për “Spursat”, të cilët e mbyllën në disavantazh pjesën e parë, si pasojë e një goli të shënuar nga Uebster në minutën e 37’, për Brightonin.
Ndërkaq, me fillimin e të dytës, djemtë e Mout kërkonin me ngulm golin e barazimit.
Pikërisht atë e gjetën në minutën e 53’, kur Kane shndërroi në gol një asist të marrë në Lukas Moura. Pas këtij goli, besimi të Totrenhami u rrit dhe vendasit po kërkonin golin e fitores.
Ishte Dele Ali që përmbysi rezultatin, teksa në minutën e 72’, shënoi një gol shumë të bukur pas një pasimi të marrë nga Aurier duke vulosur dhe fitoren.
Me këtë rezultat ekipi i Mourinhs ngjitet në vendin e 5-të me 29 pikë në kampionat, ndërsa Brightoni qëndron në vendin e 13-të me 20 pikë.