Plani i Ramës për shitjen e pasaportave shqiptare tek investitorët e pasur, parlamenti holandez ngre disa pikëpyetje

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.12.2019, 14:18

Politikani holandez Pieter Omtzigt ka parashtruar një seri pyetjesh në parlamentin holandez në lidhje me planin e kryeministrit Rama për t’i shitur nënshtetësinë shqiptare investitorëve të pasur. Një ndër pyetjet drejtuar kryeministri holandez ishte nëse do ta konsideronte përdorimin e ‘procedurës emergjente të pezullimit’ të lëvizjes pa viza në vendet e Shengenit për shqiptarët, raporton exitnews.

Drejtuar kryeministrit dhe ministrit të punëve të Jashtme, pyetjet ngritën një sërë çështjesh se si kjo skemë do t’i mundësojë njerëzve të pasur që nuk janë europianë, të udhëtojnë lirshëm në zonën e Shengenit.

Zoti Omtzigt i ka kërkuar kryeministrit t’i përgjigjet pyetjeve brenda 3 javësh. Pyetjet janë hartuar duke u bazuar në shkrime të Exit News ku shpjegohet qartë deklarata e Ramës për skemën e shitjes së pasaportave, gjatë Konferëncës botërore për Nënshtetësinë në Londër, organizuar nga kompania Henley dhe Partners, në tetor 2019.

Exit News sjell më poshtë pyetjet e plota:

  1. A i keni lexuar dy artikujt me tituj “Rama do të shesë me para nënshtetësinë shqiptare, me një skemë “fantastikisht të korruptuar” dhe “Mbrëmje në Londër për të promovuar “pasaportat e arta”?
  2. A është e vërtetë që në në konferencë organizuar nga kompania Henley dhe Partners, në Londër, kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të shesë pasaposta?
  3. A është e vërtetë që përveç pasaportës shqiptare, ata do të përfitojnë dhe përjashtim nga taksat për 10 vjet dhe TVSH vetëm 6 për qind nga 20 për qind që është për pjesën tjetër? Çfarë mendoni për këtë?
  4. A mundet që një shtet kandidat për tu bërë pjesë e BE-së t’i premtojë njerëzve që blejnë pasaportën përjashtime dhe taksa preferenciale?
  5. Si e vlerësoni vendimin e Shqipërisë për të shitur pasaporta duke pasur parasysh faktin se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza nëpër Evropë?
  6. A ndikon vendimi i Shqipërisë për të shitur pasaporta në sigurinë kombëtare?
  7. A e mbani mend dëshirën e parlamentit holandez për të ndaluar udhëtimin pa viza nëpër Evropë për shqiptarët sipas me mocionin të deputetit Van Toorenburg për pezullimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë përmes vënies në punë të mekanizmit të pezullimit emergjent?
  8. A është e vërtetë që Komisioni Evropian ka vlerësuar se nuk janë përmbushur kriteret zyrtare të Rregullores 2018/1806? Nëse po, si është e angazhuar tani Hollanda për të pezulluar udhëtimin pa viza për shqiptarët?
  9. A jeni i gatshëm të nxisni Bashkimin Evropian që të përdorë mekanizmin e pezullimit emergjent të vizave?
  10. A jeni i gatshëm të konsultoheni me Komisionin Evropian për faktin se Kryeministrat e dy vendeve kandidate (Shqipëria dhe Mali i Zi) kanë treguar që do të shesin pasaporta pasi kjo ka pasoja për integritetin e Bashkimit Evropian? Nëse po, kur do ta bëni këtë dhe a mund ta informoni parlamentin për këtë në janar?

Komisionerja e Drejtësisë e BE-së, Vera Jourova dhe Delegacioni i BE në Tiranë, në një intervistë për Exit News deklaruan se nuk do ta këshillojnë Ramën që ta përdorë këtë skemë, pasi kjo mund të procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në një video të fjalimit të Ramës në këtë aktivitet, parë nga Exit News, ai shprehet se e di që BE nuk është dakord me këtë skemë, por se ai do ta aplikojë atë sidoqoftë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit