Është vetëm 19-vjeç dhe Jadon Sancho është shndërruar në një nga futbollistët më të kërkuar në Europë.
Chelsea, Real Madrid, Manchester United, PSG dhe shumë ekipe të tjera e duan në ekip supertalentin e Borusias së Dordmund, por mesa duket nuk do jetë aspak e lehtë ta afrojnë në ekip.
Verdhezinjtë kërkojnë plot 117 milionë euro për ta lënë të lirë 20-vjeçarin.
Një shifër e konsiderueshme që ka shtangur drejtuesit e shumë ekipeve të cilët janë tërhequr momentalisht.
Kujtojmë që më i interesuar nga të gjthë është Chelsea, pasi e shikon këtë të fundit si pasuesin ideal të Eden Hazard.