Një 26-vjeçar shqiptar nga Kosova është ndaluar nga policia gjermane, pasi me makinën e tij ‘BMW’, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një pyll në rrugën mes Wohlen dhe Bremgarten.
Shqiptari dukej në gjendje tejet të alkoolizuar, edhe pse nuk kishte pësuar lëndime.
Në fillim drejtuesi shqiptar i makinës, është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë makinën të dëmtuar rëndë. Por policia e ka gjetur 26 vjeçarin në vendbanimin e tij.
Rasti ka ndodhur pak pas orës 6 të mëngjesit të djeshëm (25 dhjetor).
Zyrtarët e Policisë Kantonale të Aargaut, pasi e kanë parë makinën e shkatërruar, kanë shkuar në vendbanimin e të dyshuarit. Atje kanë takuar 26-vjeçarin. Ai nuk kishte asnjë lëndim, por siç e përshkruan policia në një komunikatë të saj, dukej që kishte konsumuar shumë alkool.
Ai fillimisht e ka mohuar aksidentin, por ndërkohë ka pranuar se ai ka qenë shkaktari. Sipas mediave gjermane Prokuroria Publike Muri-Bremgarten i ka bërë 26-vjeçarit një testim të urinës dhe gjakut.
Pas daljes së rezultateve, policia Kantonale i ka konfiskuar atij patentën e shoferit.