Vendimi/ “Sulltan” Rama, nis pushtimin e 42 kalave e monumenteve; me PPP 40-vjeçare për “pashallarët” e sarajit të tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.12.2019, 01:03

Teksa qeveria ndodhet në kulmin e krizës sociale, ekonomike e financiare, për shkak të dëmeve dhe pasojave kolosale që la pas tërmeti, ku më shumë se 30 mijë mbetën të pastrehë, ndërsa rreth 8000 mijë banesa u dëmtuan, kryeministri Edi Rama duket se po e përdor këtë "mjegull" për të vijuar pazaret e tij me oligarkët, përmes skemave të dyshimta të PPP-ve.

Pasi dha me koncesion Drilonin, Syrin e Kaltër, burgjet, lumenjtë, kanioniet, pyjet, guroret, rrugët, shërbimet shëndetësore etj., Rama dhe qeverisë që ai drejton, u ka ngelur edhe diçka tepër e rëndësishme pa kaluar në duart e oligarkëve.

Siç duket, PPP-të e qeverisë po tentojnë të zaptojnë çdo sektor të ekonomisë shqiptare, duke mos kursyer jo vetëm pasuritë natyrore, por së fundmi në shënjestër janë vënë edhe objektet dhe monumentet kulturore dhe historike.

Bëhet fjalë për skenar me PPP të reja, firmosur në datën 18 dhjetor 2019 dhe prej 48 orësh i futur në fuqi për zbatim; me të cilin, “sulltani” Edi Rama, do t’u dhurojë “pashallërëve” (oligarkëve) të tij me qira për 40 vite; qëndrat, objektet dhe monumentet kulture-historike më të vizitueshme, të cilësuara edhe vlera botërore nga “UNESCO”.

Këtë pazar, kryeministri Rama e ka bërë ligj tashmë, me VKM nr. 828, datë 18.12.2019 “Për miratimin e kushteve të përgjithshme e të posaçme, të kontratës së rijetëzimit të pasurive kulturore kombëtare”, duke publikuar dhe modelin “tip”, për kontratën e qirasë.

Në datën 11 tetor 2019, redaksia “Pamfleti” denoncoi këtë skenar të kryeministrit Rama, duke paralajmëruar dhënien e Qytetit Antik Butrint; me PPP 40-vjecare.

Ky pazar, tashmë pas 2 muajsh u bë fakt; madje jo vetëm për uzurpimin e perlës Butrintit, por dhe për “pushtimin” e 42 kalave e qendra monumente kulturore-historike, me vlerë atraksione turistike, që sigurojnë mijëra lekë, Euro e USD të ardhura në muaj; sidomos ato në bregdet.

Skenari i PPP-ve, po maskohet pas termit mashtrues “Jetëzim” i këtyre qendrave kulturore-historike”; por në fakt, është një projekt biznesi privat i mafies kryeministrore “rilindja”, me përfitues 10-15 familjarë e oligarkë pushteti; për t’i shfrytëzuar si burim fitimi për vete.

Burime konfidenciale nga Ministria e Ekonomi-Financave, që i ka në pronësi publike, kanë bërë me dije për “Pamfleti’, se në listën e “pushtimit”, janë futur 42 kala, manastire e qëndra të tjera kulturore historike; për të cilat, qysh prej datës 18 dhjetor 2019 ka nisur procedurat e PPP-ve.

Qiraja e këtyre 42 kontratave të PPP-ve, sipas pazareve kryeministrore, parashihet të jetë me vlerë 80 lekë të reja për 1 m2 në muaj; ose baraz me 50% të vlerës së një bilete vizitori.

Madje sipas VKM nr. 828, datë 18.12.2019; ata që do t’i marrin me qira, kanë të drejtën e plotë e të pa kufizuar nga shteti, që brenda këtyre qendrave monumente kulturore-historike, të bëjnë ndërtime dhe modifikime fizike e mjedisore të çdo lloji; ndaj nuk do jetë çudi, që nga badenat e kalave të dalë tym qoftesh, të hapen kazino, PUB-e, restorante, parkingje, lavazhe e motele.

Kujtomë, se me administrim shtetëror; këto qendra turistike, sigurojnë 8.3 milionë euro fitime në vit nga turizmi dhe harxhojnë 1.4 milionë euro për mirëmbajtje e paga; ndërsa pas dhënies me qira, shteti do fitojë vetëm 526 milionë lekë të vjetra, pagesa qiraje.

Sipas vendimit “Rama”, afati fillestar për dhënien e tyre me qira, do të jetë 20 vite; por me të drejtën e përsëritjes së kontratave edhe për 20 vite të tjerë, ose me afat deri në vitin 2060; kur me kalendar, kryeministri Rama të jetë 96 vjeç.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit