Donte t’i dhuronte një tufë me lule, fansja e vogël injorohet nga Elvana Gjata dhe nis të qajë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.12.2019, 23:25

Mbrëmjen e së dielës u zhvillua Festivali i 48-të i Këngës në RTSH, ku fituese u shpall Arilena Ara, me këngën "Shaj", e cila do të na përfaqësojë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në Holandë.

Ashtu si në vitet e tjera, edhe gjatë këtij viti, ky kompeticion u shoqërua me polemika të shumta, pasi u shpall fituese Arilena, pasi të shumtë ishin ata që dolën në krah të këngëtares Elvana Gjata, duke u shprehur se ajo duhej ta fitonte Festivalin e Këngës.

Ndërkohë një qytetare ka dëguar një video në redaksinë e JOQ Albania, në të cilën shihet Elvana Gjata teksa po hipën në automjetin e saj.

Aty ndodhej edhe një vogëlushe, fanse e këngëtares, e cila po e priste për t'i dhuruar një tufë me lule dhe disa postera.

Mirëpo, këngëtarja Gjata e ka injoruar fansen e saj, duke hipur në automjet, ndonëse vogëlushja e ndoqi nga pas.

Siç shihet dhe në video, kjo bëri që vajza e vogël të preket e të qante.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Ne kete video duket qarte sjellja e turpshme e elvanes , kjo fansja i ka shkuar me lule e postera ndersa elvana e ka injoruar ,goca e ka ndjekur mbrapa edhe ajo ka hypur makine pa e vrare koken,goca ka ndjenjur tek dera e xhamit e ajo as se ka rruajtur per te ,e vajza pastaj ka qare edhe familja goces ka thene sa e keqe elvana ,,shume turpppp kjo eshte elvana jasht kamerave ,te rrofshin paret kur nuk je njeri ,femijet skane faj ,Keto qe i lendojne edhe demoralizojne kane faj,,jo po qe u perlot ne rtsh gjitha rrena jane turp tketee si reagon familja ksaj te isha une makinen do ja digjia

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit