Sot e puthi në ballë, Rama i ka dhënë Salillarit 98 milionë euro tendera, 245 milionë euro PPP dhe 420 ha gurore

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.12.2019, 23:08

Teksa vendi vijon të dergjet nga pasojat e rënda që ka lënë pas tërmeti shkatërrimtar, kreu i qeverisë vijon të bëjë "show mediatik" në kanalin e tij ERTV me banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore që goditi vendin më 26 nëntor.

Sot kreu i qeverisë ka bërë një veprim të pazakontë duke puthur në ballë Pëllumb Salillarin, pronarin e kompanisë së njohur të ndërtimit "Salillari", e cila njihet si ndër të preferuarat e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të cilat e kanë shpallur fitues në dhjetëra tendera.

Mirëpo, sa herë që Edi Rama është akuzuar për lidhje personale e favorizim të paligjshëm të oligarkëve, me tendera e PPP, afera tipike korruptive; ai ka reaguar i nervozuar në parlament e “FB”, duke i mohuar lidhjet klienteliste financiare

Në çdo rast denoncimi me fakte; Edi Rama, ka thënë: – “Shpifin, sikur unë paskam lidhje favorizuese me oligarkët. Unë nuk i kam njohur e takuar asnjëherë dhe nuk dua t’i njoh e t’i takojë kurrë, ata që padrejtësisht etiketohen si oligarkë. As unë e as qeveria ime, nuk ka përfituar asnjë qindarkë prej tyre”.

Edhe mund ta besonim kryeministrin në mashtrimin e tij, por puthja që i bëri ndërtuesit Pëllumb Salillari në ballë; tregon se Edi Rama, jo vetëm i njeh mirë, oligarkët që i rrëmëbeu Berishës pas 2013-ës e Metës pas 2017-ës, por dhe vazhdon pazaret financiare-pasurore me ta.

Kryeministri Rama, pas çdo zullumi të zbuluar nga mediat, ka thënë se ai dhe qeveria e tij; nuk kanë përfituar asnjë qindrakë nga oligarkët, por fakti që banesën në Petrelë e ndërtoi oligarku Salillari dhe e inaguroi kryeministri me kamera e puthje në ballë të Salillarit, tregon se ai “punon mirë” me ta.

Gjersa “humanisti” Salillari, ndërton banesë të re, për një fakir të panjohur në Petrelë, nuk dihet se çfarë “thesi” i para-jep për PPP e tenderë miliarda lekë, “humoristit” kryeministër e kryebashkiakut Veliaj që “menaxhon” këto show.

Ndërkohë që dihet, se oligarku Pëllumb Salillari nga Fushë-Peshtani i Beratit; i cili ka ndërtuar edhe vilat e Ahmetajt, Nikollës, Klosit e Beqajt në Lalz dhe të Gjiknurit, Çuçit e Alket Hysenit në Himarë; është aq “humanist”, sa nuk jep “1 një kafshatë bukë”, as për fëmijët jetimë brenda vëllëzërisë së tij në Ura Vajgurore, shkruan "Pamfleti".

Është devijacion psikologjik, apo “peng-marrje”; fakti që Salillarin e puth Edi Rama në ballë; kur duhet të ndodh e kundërta: oligarku Pëllumb Salillari, duhet ta puth në by**ë Edi Ramën, për miliardat dhe pasuritë e shumta që i ka dhënë, në këto 6 vite e gjysëm pushtet.

Sipas Thesarit të Shtetit/ Ja çfarë ka marrë oligarku Salillari, me udhër të kryeministrit Rama:

– Në vitet 2012-2013 dhe në 4 muajt shtator-dhjetor 2013 të pushtetit të PS; firma “Salillari” ka marrë nga qeveria dhe bashkitë “Rilindja”, 82 tendera për punë publike, me vlerë totale 950 milionë, 636 mijë e 250 lekë të reja.

– Në vitin 2014, firma “Salillari” ka marrë nga qeveria dhe bashkitë “rilindja”, 76 tendera për punë publike, me vlerë totale 1 miliardë, 542 milionë, 191 mijë e 064 lekë të reja.

– Në vitet 2015-2019, firma “Salillari” ka marrë nga qeveria dhe bashkitë “rilindja”, 280 tendera për punë publike, me vlerë totale 6 miliardë, 953 milionë, 623 mijë e 122.lekë të reja.

– Vetëm në tenderat tek “Unaza e Madhe” dhe Unaza e Re; firma “Salillari” ka marrë 61 milionë euro tendera.

– Vetëm për koncensionin e Terminalit të Transportit Publik-Tiranë, firma “Salillari” ka marrë 15.3 milion euro.

– Vetëm për asfaltimin e rrugës Cërrik-Belsh-Kuçovë në muajin qershor 2017; firma “Salillari” ka marrë 1 miliardë, 041 milionë, 230 mijë e 892 lekë të reja dhe shtesë kontrate 208 milionë, 246 mijë e 178 lekë të reja.

– Ka përfituar aksione në masën 50%, në koncesionin rrugor “Albanian Highway Concession”.

Ka marrë koncesionin “VEGA-SKY-2009”, me Nipt: K92206027O dhe administrator Luan Leka.

– Ka përfituar PPP-në “Porti MBM (Multi Buoy Mooring) në porto Romano-Durrës, falas nga shteti dhe me afat 35 vite, me Nipt: L51621501S e administrator Mirgen Nikaj.

– Ka përfituar PPP-në “HEC-Hydro Salillari”, me lum dhe territor në ish-repart ushtarak fshati Vërtop-Berat, marrë falas nga shteti me afat 35 vjet.

– Ka përfituar PPP-në “VALBANIA TREATMENT COMPANY”, në Vorë-Marikaj, ku zotëron 50% të kapitalit të kësaj shoqërie.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit