Në pritje të konfirmimit për azil/ E moshuara fle jashtë çdo natë në karriget e lokalit, qytetari: Ta ndihmojë kush ka mundësi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.12.2019, 22:41

Mosha e tretë është ajo kategori njerëzish që ka më shumë nevojë për dashuri dhe kujdes të posaçëm.

Për shkak të rëndesës së viteve mbi supe, mundit dhe sakrificave që kanë bërë, ata meritojnë disa ditë të qeta dhe paqeje.

Mirëpo në vendin tonë duket se të moshuarit janë një shtresë e lënë pas dore jo vetëm nga shteti dhe institucionet, por dhe nga vetë shoqëria.

I tillë është rasti i një të moshuare nga Durrësi, e cila po pret konfirmimin për azil, pasi është braktisur nga të gjithë.

Fatmirësisht ka ende njerëz zemërmirë që përkujdesen për ta, ashtu si qytetari që ka dërguar mesazhin e mëposhtëm në redaksinë e JOQ Albania, i cili rrëfen se e ka ndihmuar me aq sa ka patur mundësi, duke ja paguar hotelin për disa ditë.

Ai rrëfen se e moshuara detyrohet të fle jashtë çdo natë në karriget e një prej lokalit tek "Lulishtja", pranë Muzeumit.

Qytetari bën apel që kush ka mundësi ta ndihmojë zonjën e moshuar, që t'i ofrojë strehim deri sa ajo të marrë përgjigjen e azilit.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ, eshte nje e moshuar ne Durres dhe pret konfirmim per azil. Po fle jashte tek nje nga tokat e lokalet e lulishtes ne karrige. Ja pagova hotelin per disa dite, se aq mundesi kisha, por sot e pashe qe po flente prape ketu, nqs ka njeri mundesi ta ndihmoje, e gjeni tek lokali i pare tek lulishtja (muzeumi), lokali quhet Hardy."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit