Banori ankohet për dëmet, kryetari i njësisë tallet: Kur s’ia kemi zgjidhur para një viti, nuk do ja zgjidhim tani

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.12.2019, 21:25

Një skandal i vërtetë është rasti i ankesës së një banori në Durrës, i cili për dëmet nga tërmeti merr një përgjigje mjaft shpërfillëse dhe tallëse nga kryetari i njësisë.

Paskal Ikonomi thekson se ka plasaritje në banesë në muret mbajtëse, por administratori me duart 'lart në qiell' hiqet si i pafajshëm.

Ai thotë:

Kur s’ia kemi zgjidhur para një viti nuk do ja zgjidhim tani. Ishalla nuk bie prapë tërmet, atë lutemi. Qytetari ka të drejtë por le t’i drejtohet prokurorisë.

'Top Channel' bën me dije se pallati i ndërtuar para viteve 90 rrezikoi të shembej nga tërmeti i nëntorit 2019, por krisjet e tij kishin filluar që një vit më parë. Për shkak të ndërhyrjeve në muret mbajtëse të katit të parë dhe të dytë pallati ka pësuar krisje përgjatë gjithë mureve, sidomos në katet e larta. Nga ekspertët është cilësuar njëherë i banueshëm dhe i është vendosur rrethi jeshil, ndërsa një ekspertizë e dyte doli në një tjetër rezultat duke i vendosur rrethin e verdhë.

Paskal Ikonomi banor i lagjes 6 në Durrës i ankohet në Fiks Fare që banesa e tij në katin e pestë, ka pësuar krisje që një vit më parë dhe për shkak të tërmetit ato janë përkeqësuar, sidomos krisjet në murin mbajtës. Këto krisje kanë ardhur si pasojë e ndërhyrjeve në muret mbajtës së katit të parë edhe të dytë. Banorët e këtyre kateve nuk kanë marrë leje për ndërhyrjet që kanë bërë. Pas tërmetit gjendja është përkeqësuar akoma më shumë. Kati i parë ku është furrë buke dhe kati i dytë (ku banon një përmbarues) janë larguar pas tërmetit.

Kryetari i njësisë administrative numër dy u shpreh për Fiks Fare se ankesat e banorit të katit të pestë kanë filluar që para një viti, tërmeti i ka përkeqësuar. “Nëse nuk i është zgjidhur para një viti, mendoni se do t’i zgjidhet tani?”, shtoi ai duke thënë se shpresojnë gjithashtu të mos bjerë më tërmet.

Sipas tij qytetari duhet të bëj një kallëzim në prokurori, pasi ankesa e tij qëndron, por ata nuk mund t’ja zgjidhin dot. Gjithashtu ai thotë se banori që ankohet kur ka bërë suvatime në shtëpinë e tij ka marrë leje pranë njësisë. Ndërsa banorët e katit të parë edhe të dytë nuk kanë marrë leje, duke abuzuar me ndërhyrje edhe në muret mbajtëse duke shkaktuar edhe dëmtime në katet e mësipërm.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit