Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja ku u përfshi një efektiv i Gardës së Republikës, i cili është shpallur në kërkim pasi dhunoi barbarisht me levë një person.
U mësua se Mariglen Hoxhallari, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë goditur me shufra hekuri dhe sende të tjera të forta shtetasin Ismet Llesho.
Ky i fundit ka marrë plagë të rënda, ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë pas dëmtime kryesisht në pjesën e kokës.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Tiranë. Nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë regjistruar skenën e dhunshme, është bërë e mundur që të identifikohet vetëm gardisti, ndërsa dy personat e tjerë nuk janë identifikuar ende.
Ndërkohë pritet që personi i dëmtuar të flasë dhe të hedhë dritë mbi ngjarjen, ndërsa dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.