Një moderator në një nga televizionet serbe ka bërë një lapsus të papritur në studio me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Lajmi ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku është shpërndarë videoja. Milovan Jovanoviç, moderator i televizionit O2, gjatë pyetjes së tij për presidentin Vuçiq dhe duke folur për mini-shengenin, derisa ka përmendur Zoran Zaevin, e ka theksuar si kryeministër të Shqipërisë së Veriut. Ai duke numëruar pjesëmarrësit në takimin e “mini-shengenit” në Tiranë theksoi: Zoran Zaev, kryeministër i Shqipërisë së Veriut. Por në këtë rast, nuk ka reaguar Vuçiqi. Ky lapsus ka ndodhur në minutën e 12:53.