Dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 6 dhe 5.8 të shkallës Rihter kanë goditur Kolumbinë në prag të Krishtlindjeve.
Lëkundjet me magnitudë 6 u ndjenë për më shumë se 30 sekonda, epiqendra e të cilës ishte afër qytetit më të madh të vendit, Bogota.
Sipas qendrës sizimiologjike USGS, të dy tërmetet u regjistruan në thellësinë 10 km.
Vetëm 15 minuta më vonë u ndjenë sërish lëkundje tërmeti me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter.
Lëkundjet u ndjenë sërish afër qytetit të Bogotas.