Aleanca: Koalicioni BDI-VMRO ia shton lukset kryetarit të Komunës të Çairit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.12.2019, 21:16

Aleanca për Shqiptarët sot ka reaguar lidhur me pushtetin lokal në komunën e Çairit, e që ka të bëjë me miratimin e buxhetit bashkë me LSDM dhe VMRO-DPMNE-në.

“Bashkëpunimi BDI-VMRO ka filluar të thellohet edhe në qeverisjen lokale, përskaj bashkëpunimit të tyre evident në nivel qendror. Se këto dy parti vazhdojnë të favorizojnë njëra tjetrën si partnerë të mundshëm për zgjedhjet e 12 prillit shihet qartë nga qëndrimet e përafërta dhe mbështetja e ndërsjellë kur bëhet fjalë për sjellje të vendimeve. Kështu ndodhi edhe sot në Çair, ku anëtarët e BDI-së VMRO-së dhe LSDM-së votuan pro buxhetit vjetor të komunës së Çairit. Këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët në Çair reaguan ndaj këtij vendimi për shkak se nuk ka mundësi që një buxhet të aprovohet pa analiza se ku duhet të shkojnë këto para. Sot komuna e Çairit punoi kundër qytetarëve të vet, pa u dhënë asnjë mundësi që ata vetë të shprehen se ku, si dhe në cilat projekte të shpërndahen këto para”, thekson ASH. Sipas kësaj partie, me sjelljen e këtij vendimi, buxheti i Komunës së Çairit i mundëson kryetarit të komunës nga 5.000 mijë euro shpenzime të lejuara deri më tani, rritje në 10.000 euro. “Kjo do të thotë se buxheti shkurton nga kërkesat reale të qytetarëve, për t’i mundësuar luks më të madh kryetarit të komunës. Analizat paraprake që duhet të bëhen për sjellje të vendimeve të këtij lloji, me rëndësi të veçantë për vetë banorët tregon qartë jo transparencën e komunës për obligimet që ka ndaj banorëve të saj. Veç këtij vendimi, BDI me ndihmën e VMRO-së bëri zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit të Komunës”, shkruan ne reagimin e Aleances per Shqiptaret.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit