‘Minishengeni po krijon një Jugosllavi të re, lëvizja e Ramës për të fituar kredo politike’

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.12.2019, 20:53

Aktivisti i njohur, Aulon Kalaja ka reaguar në lidhje me 'Minishengenin Ballkanik', ku i është referuar faktit se ky projekt po krijon një Jugosllavi të re.

Më tutje, ai tregoi për “FaxNews” se takimi i Ramës me Zaev dhe Vuçiç ishte i paautorizuar dhe i pakonsultuar me askënd.

Më tutje, Kalaja thekson se Rama e bëri këtë lëvizje pikërisht për të fituar kredo politike.

Në bazë të analizës së tij, ky projekt duhet quajtur 'Mini-minishengen' sepse nga 6 shtete, vetëm 3 prej tyre duan të jenë pjesë duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Ndërkohë, Kosova vijon me pasivitetin e saj ndaj këtij 'Minishengeni Ballkanik'.

Kalaja tha:

Protestat ishin të pritshme sepse ne kemi kundërshtuar këtë projekt që në krye të herës. Minishengeni ballkanik nuk është gjë tjetër veçse një Jugosllavi e re. Edi Rama është i paautorizuar dhe i pakonsultuar me askënd për këtë takim. Vizita duhet të ishte shtyrë madje duhet të ishte hequr fare nga agjenda. Kjo është një lëvizje për të fituar kredo politike. E gjithë klasa politike është kundër minishengenit ballkanik. Serbia ka marrë pjesë në takime, Vuçiç përmbushi ëndrrën e tij për të vizituar Durrësin dhe u zotua të ndihmonte në rindërtim. Por ka shumë pikëpyetje që vjen nga ana e Serbisë kur në këtë takim nuk merr pjesë shteti i Kosovës. Nga 6 shtete, vetëm 3 e duan minishengenin. Që këtu bie, nuk është më minishengen, por mini-minishengen.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit