Është pushuar çështja e paditjes së Agron Tufës ndaj socialistit Spartak Braho.
Ish-drejtori të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit (ISKK) e kishte paditur Spahon me pretendimin se ka hedhur baltë ndaj tij duke e akuzuar për vjedhje fondesh, shpërdorim detyre dhe falsifikim të historisë.
Mirëpo, gjyqtari Sokol Pasho ka marrë vendimin e papritur, duke e mbyllur këtë çështje.
Kjo, pasi në kërkesën që është dorëzuar në gjykatë nuk ka hedhje të firmës të viktimës akuzuese ose te mbrojtësit të zgjedhur prej tij.
Një tjetër arsye është edhe data e lëshimit të dokumentit, që është 18.04.2019 nga ana e Tufës, ndërsa më datë 04.12.2019 është dorëzuar kjo kërkesë.
Kujtojmë që Tufa ka kërkuar azil politik në Zvicër, pasi ka bërë me dije se është kërcënuar me vdekje.