Ngjela: Një rezolutë e Parlamentit të Prishtinës kundër, rrëzon Ramën në Tiranë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.12.2019, 20:15

Avokati Spartak Ngjela është shprehur në një reagim të tijin se Prishtina politike e ka në dorë Ramën.

Më tej ai ka thënë se një rezolutë e Parlamentit të Prishtinës kundër Ramës, rrëzon Ramën në Tiranë.

Për Ngjelën, Albin Kurti është një risi në politikën shqiptarë dhe ka trembur shumë Beogradin dhe sipas tij Rama ka frikë nga ky i fundit.

Mes të tjerash për Ramën, ai ka deklaruar se Rama duhet flakur si kryeministër sepse është i paaftë.

Reagimi i plotë:

Tani, Prishtina politike e ka në dorë Ramën. Na shpëton edhe ne. Unë e quaj paaftësi. Ne e konsiderojmë paaftësi maksimale. Në një kohë që ata armatosen, në një kohë që Kosova nuk njihet nga Serbia, ai thotë hajde të bëjmë Mini Shengenin. Mosnjohja e një shteti nga një shtet tjetër do të thotë gjendje luftë dhe Kosova dhe Serbia janë në gjendje lufte. Nëse Rama nuk e di këtë, atëherë nuk ka vlerë si kryeministër. A e di Rama se gjithçka këtu luhet kundër botës shqiptare në Ballkanin perëndimor? Nëse nuk e di, duhet ta mësojë, por fakti që nuk e di është i paaftë. Sapo të vendoset parlamenti i ri në Kosovë. Një rezolutë e Parlamentit të Prishtinës kundër Ramës, rrëzon Ramën në Tiranë. Një rezolutë e tillë me dëmin e madh që i krijoi Kosovës, këtë e rrëzon. Kosova është pjesë e Shqipërisë, minimumi 2000 vjet pjesë e Arbërisë. Shqiptarët e fituan me sakrifica dhe i kanë bërë këto ndaj serbëve. Kur Serbia është pushtuese e popujve shqiptarë, çështja është që ky po i del në ndihmë. Ky quhet gabim politik. Shqipëria ka të ardhura për frymë barabartë me Serbinë, por Shqipëria nuk ka prodhim. Shqiptarët kanë eksportuar punë. Ne na mban emigracioni. Paratë e emigracionit do të vijnë të shpërdorohen me prodhimin serb. Ata eksportojnë mall. Ai vjen të pushton tregun. Ky kryeministër nuk e kupton këtë dhe duhet të flakët. Si do iki? Me një rezolutë të parlamentit të Prishtinës. Albin Kurti është risi në politikën shqiptarë dhe ka trembur shumë Beogradin. Kjo është arsyeja politike që Rama mund t’i trembet Kurtit, pasi ka disnivel me Kurtin.’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit