Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vendosur që administrata të pushojë më gjatë këtë vit, duke ua lënë edhe datën 3 janar pushim.
Ky vendim është publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, ku kërkesa është bërë nga vetë Rama.
Duhet thënë se pavarësisht vendimit, shumë banorë të qyteteve të ndryshme kanë ende nevojë për ndihmë.
Megjithëse tre qytete janë në emergjencë kombëtare për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, duket se kryeministri ka lejuar që administrata të pushojë gjatë, pasi kështu plotëson një javë të plotë pushim.
V E N D I MI:
PËR CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 3.1.2020, DITË PUSHIMI
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2020, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
Dita e punës e datës 3.1.2020 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar.
Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA