“Populli nuk ka lekë”/ Gjelat e detit në Elbasan shiten në mes të trotuarit, fermeri: Zero me bisht

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.12.2019, 18:38

Tregu i gjesë së gjallë në qytetin e Elbasanit është jashtë çdo kushti higjeno-sanitar, por edhe i pasigurt.

Fermerët e Elbasanit shprehen për oranews se detyrohen të tregtojnë gjënë e gjallë në trotuar duke rrezikuar jetën e tyre në anë të rrugës Elbasan-Cerrik.

Gjatë kësaj periudhe fundviti tregu është i tejmbushr me gjela deti dhe fermerët ankohen se ka rënë shumë fuqia blerëse për shkak të papunësisë.

Një nga tregtarët shprehet:

Me rrit një fëmijë është më kollaj sesa më rrit një gjel.Ka shpenzime të mëdha. Nuk na del kosto. Treg shitje nuk ka. Populli nuk ka lekë. Nuk jemi të sigurt fare, lozim me jetën këtu. Zero me bisht."

Ndërkohë pensionistët ankohen për çmimin e lartë të gjelave që sipas tyre shkon deri në 8 mijë lekë të vjetra kilogrami dhe me pensionin që marrin e kanë të pamundur ti blejnë.

Një pensionist thotë:

Është shtrenjtë, nuk ja del dot se jemi pensionista."

Për pensionistët qeveria dha si shpërblim për fundvit 3 mijë lekë por këto para nuk mjaftojnë as për të blerë gjelin e detit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit