Bushati përmend një më një arritjet e shqiptarëve dhe thumbon Ramën: Pengoi potencialin tonë për të bërë më të mirën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.12.2019, 18:13

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PS-së, Ditmir Bushati ka uruar shqiptarët për Krishtlindjen dhe vitin e ri 2020.

Në këtë postim në rrjetet sociale, Bushati ka përmendur një më një arritjet që kanë arritur shqiptarët në fusha të ndryshme. Bushati i ka përmendur duke nisur nga Serena Nikolla dhe gjimnazistet Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi, të cilat me aplikacionin e tyre “GjejZâ” u vinë në ndihmë grave e vajzave të dhunuara.

Por në këtë postim Bushati ka thumbuar hapur edhe qeverinë Rama, pasi ai ka shkuar se viti 2019 që po lëmë pas do të mbahet mend për eksperimentet e rrezikshme politike.

Postimi i plotë:

Krishtlindja dhe Viti i Ri na jep mundësinë që të jemi më pranë njëri tjetrit me familjet tona dhe me njerëzit tanë të dashur. Teksa presim 2020 le të ndalemi për një cast tek viti që po lëmë pas. 2019 do të mbahet mend gjatë për tërmetin shkatërrimtar, ku humbëm 51 motra dhe vëllezër. Tërmet, që la pas një mal tronditës me rrënoja, plagë, halle e sfida. Dhimbja e madhe na bëri bashkë e shpresoj të na ketë vetëdijësuar për të ardhmen. 2019 në kuptimin politik ishte viti i eksperimenteve të rrezikshme, çka pengoi potencialin tonë për të bërë më të mirën për Shqipërinë. Këto zhvillime nuk duhet të na bëjnë pesimistë. Gjatë 2019 shumë shqiptarë spikatën me arritjet e tyre. Janë të shumta rastet e suksesit të të rinjve dhe të rejave të talentuar burim frymëzimi për të ardhmen. Gjimnazistet Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi, me aplikacionin e tyre “GjejZâ” që u vjen në ndihmë grave e vajzave të dhunuara, na bëjnë të ndihemi krenar për vlërësimet ndërkombëtare që kanë fituar, por mbi të gjitha na mbushin me shpresë se të rinjtë janë garanci për një Shqipëri më të mirë. Albi Zhulali themeluesi i Softmogul, platforma e parë e lëvizshme për menaxhimin e hoteleve, që së fundmi është bërë pjesë e Silicon Valley, është një tjetër histori suksesi i të rinjve në sipërmarrje. Serena Leka, një projekt menaxhere e spikatur e Universitetit Aarhus në Danimarkë fitoi çmimin e parë në Kinë në fushën e inovacionit dhe startup-ve për vitin 2019. Diaspora është pjesë e pandarë e rrugëtimit të Shqipërisë në këto 30 vjet. Vasil Pema, që jeton dhe punon në Suedi, këtë vit u bë mjeku i 27 në botë, i specializuar në trajtimin e Demencës. Arba Kokalari është shqiptarja e parë që u zgjodh këtë vit eurodeputete. Nik Gjeloshaj, me mbështetjn e shqiptarëve të Malit të Zi, për herë të parë fitoi drejtimin e Komunës Tuz, tanimë me një status të pavarur nga Podgorica. Majlinda Kelmendi fitoi medjalen e artë në Lojrat Evropiane në Minsk 2019. Edhe këtë vit djemtë dhe vajzat e talentuar të Kosovës treguan se arti dhe sporti e ngriti lart me dinjitet flamurin e Kosovës. Këto janë vetëm disa raste nga dhjetra histori suksesi të shqiptarëve të talentuar që na mbushin me shpresë se viti 2020 do të jetë një vit më i mbarë për të gjithë shqiptarët, me synim rrugën e suksesit dhe ndërtimin e një të ardhme të begatë. Viti që vjen hyn me këmbë të mbarë pasi Shqipëria për herë të parë merr drejtimin e një prej organizmave më të rëndësishëm të sigurisë, OSBE-së, me shtrirje në 3 kontinete nga Vankuveri në Vladivostok. 2020 shënon fillimin e dekadës së re. Një dekade e cila duhet shënjuar nga të tjera histori suksesi si këto, për të përmbyllur tranzicionin e mundimshëm dhe për të jetësuar projektin e Shqipërinë Evropiane. Gëzuar Festat! Ju priftë e mbara.’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit