Minishengeni Ballkanik/ ‘Mes Vuçiç dhe shqiptarëve, Edi Rama zgjodhi të parin’

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.12.2019, 18:10

Minishengeni Ballkanik ka nxitur shumë debate të ashpra në vend, ku gazetarë, analistë dhe politikanë janë kundër vendimit të qeverisë si dhe kanë kritikuar gjuhën e ashpër të Ramës me fjalë ofenduese ndaj kryeministrit, Ramush Haradinaj

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në 'Facebook' në lidhje me këtë ngjarje dhe e ka cilësuar se mes Vuçiç dhe shqiptarëve, Edi Rama zgjodhi të parin.

Ai shkruan se Edi Rama është i vendosur ne funksion te detyrës së përçarjes mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Më tutje, Vasili thekson se ai po kupton gjithnjë e më shumë se shqiptarët janë 100% bashkë kundër kësaj përçarjeje.

Postimi i Vasilit:

Mes Vuçiç dhe shqiptareve,Edi Rama zgjodhit te parin! Ne pabesi te plote, kunder te gjithe shqiptareve nga Tirana ne Prishtine, Edi Rama zgjodhi me ndergjegje te jete kunder tyre. Edi Rama si peng i nje strategjie antishqiptare, qe ka per qellim shperberjen kombetare nepermjet shpopullimit dhe mjerimit diskriminues ekonomik,po ben gjithshka qe ne Serbi te perjetohet nje ngazellim i natyrshem. Ndaj Vuçiç me shumë sinqeritet e tregon ngazellimin dhe ngre ne qiell Ramen si te vetmin shqiptar antishqiptar, qe eshte nga ana e tij, prandaj Vuçiç thote:

“Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal. Rama, për nismën e Shengenit të vogël, ka treguar kurajë të rrallë”.

Rama nuk ka asnje ndjeshmeri per sjelljen genocidiste mizore te Serbise ndaj Kosoves,ndaj per te eshte njelloj sikur genocidi te mos kishte ekzistuar kurre. Ne te kundert, me e pakta qe Rama mund te bente do te ishte qe te kerkonte Referendum per te ashtuquajturin Minishengen. Por Edi Rama nuk mund te perballet kurre me nje Referendum qe permes Minishengenit ai te shese Shqiperine, sepse do te kishte kunder te gjithe shqiptaret ne Shqiperi e kudo ne bote.

Edi Rama i vendosur kryekeput ne funksion te detyres se percarjes mes Shqiperise dhe Kosoves, po kupton gjithnje e me shume se shqiptaret jane 100% bashke kunder kesaj percarjeje dhe Minishengenit si instrument i saj. Izolimi i Kosoves dhe nxjerrja e saj jashte vemendjes eshte pikerisht ajo qe Serbia do per te mos e njohur kurre Kosoven dhe Edi Rama pikerisht kete bën.

Sot ne te gjithe hapesiren shqiptare ekziston vetem nje problem,nje kundershtar dhe percares, qe eshte Edi Rama. Çlirimi prej tij eshte pastrimi i rruges se kauzave te medha ne Shqiperi dhe Kosove ku integrimi europian mbetet kryekauza,qe kerkon bashkerendim te energjive,unitet dhe sakrifica te perbashketa.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit