Edi Rama dhe Erion Veliaj vijojnë shfaqjen e tyre mediatike dhe propagandën në familjet e prekur nga tërmeti.
Teksa ndodheshin në banesën e një familjeje në Petrelë, ata kanë shkëmbyer sërish humor në sy të të dëmtuarve duke u marrë me gjelin e detit.
Pasi i tha Veliajt të lyejë shkallën e t'i sjellë lëngun për ta pirë, Rama kësaj here e 'urdhëron' të mos hanë gjelin e detit.
Më tej, pasoi edhe batutën se ‘nëse do ishte nevoja ai do hante edhe …’, por nuk e përfundoi fjalinë.
Pjesë nga batutat:
Veliaj: Kemi sjellë edhe gjelin e detit, por nuk jemi duke e sjellë këtu.
Rama: Jo, mos ta hamë gjelin. Vetëm gjelin mos ta hamë.
Veliaj: Jo, jo, jo nuk është i gatuar.
Rama: Se me këto teoritë që sjell lëngun e pi vetë, sjell gjelin e ha vetë nuk vazhdohet.
Veliaj: Është i pa bërë gjeli.
Rama: Nëse e sjell nevoja ti ha edhe ashtu po…