I akuzuari për krime lufte, Nenad Arsiq është paraqitur dot para Gjykatës Themelore në Prishtinë ku është deklaruar i pafajshëm.
Këtë e konfirmoi për mediat serbe, avokati Dejan Vasiq, transmeton JOQ Kosova.
Avokati i Arsiqit, Dejan Vasiq, thotë se pretendimet në aktakuzë bazohen në dëshminë e dy viktimave që papritmas u panë në oborrin e tij në atë kohë.
Gjykata i lejoi mbrojtjes një afat prej 30 ditësh për të paraqitur kundërshtime ndaj aktakuzës, si dhe kundërshtime për provat, shtoi Vasiq.
“Unë do të ushtroj të drejtën time dhe vetëm pasi gjykata ta zgjidhë këtë ankesë do të jetë në gjendje të procedojë me këtë rast nëse ka vazhdim.”
Nenad Arsiq nga Çaglavica është arrestuar më 22 tetor në Merdare dhe aktualisht ndodhet në paraburgim në Podujevë.
Arsiq akuzohet për torturimin e dy civilëve shqiptarë me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe në 1999 në lagjen Emshir të Prishtinës, pasi dyshohet se i rrahu ata, duke i detyruar të pinin alkool dhe të këndonin këngë patriotike serbe.