Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla po kalon një sezon të mirë me Veronën dhe ka zgjuar interesimin e shumë ekipeve të njohura europiane.
Napoli, Juventusi dhe Interi interesohen për shqiptarin, ndërsa së fundmi për 19-vjeçarin ka hyrë në garë edhe Manchester United.
Sajti italian, “L’Arena”, raporton se një skaut nga Manchesteri ka qenë duke ndjekur ndeshjen e 25 korrikut mes Hofenhaimit dhe Veronës në Gjermani, sfidë në të cilën u aktivizua edhe futbollisti kuqezi për 63 minuta.
Qendërmbrojtësi i Kombëtares ka treguar të gjitha elementet e nevojshme për një qendërmbrojtës me të ardhme, çka ka bërë që emri i tij t’u prezantohet drejtuesve të Manchesterit si një futbollist për t’u vëzhguar.