Prapaskenat e tenderit 70 milionë eurosh, a po vendos gjoba Partia Demokratike?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.12.2019, 13:51

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Enno Bozdo, në një konferencë të posaçme për shtyp dy ditë më parë, denoncoi një raport vjetor të Sekretariatit të Energjisë, i cili fliste me nota negative për Shqipërinë.

Sipas zotit Bozdo mediat fshehën lajmin e përplasjes së ministres Balluku me përfaqësuesin e Sekretariatit Janez Kopac.

Ky denoncim i zotit Bozdo, në mos qoftë një lëvizje boshe nga padituria, i bie që është implikim i Partisë Demokratike në një skemë të pastër gjobëvënie.

Po e shpjegojmë fabulën në vijim:

Janez Kopac është drejtues i Sekretariatit Evropian të Energjisë.

Ai ka pasur një marrëdhënie tepër të ngushtë me ish-ministrin Damian Gjiknuri.

Pas shkarkimit të Gjiknurit dhe emërimit të Ballukut, kjo e fundit bëri një lëvizje që shqetësoi zotin Kopac.

Balluku pezulloi rreth 7 muaj më parë kontratën koncensionare të impiantit të prodhimit të energjisë diellore në Akërni të Vlorës. Një projekt prej afro 75 milionë eurosh.

Ditën që Balluku firmosi pezullimin e këtij projekti zoti Janez Kopac, jo vetëm shtoi vizitat në Shqipëri, por në mënyrë të paprecedentë ai ka kërcënuar zyrtarët shqiptarë se do të vuanin pasoja nëse do anulohej ky tender.

Hashtag.al ka raportuar më herët prapaskenat e anulimit të këtij tenderi dhe rolin çuditshëm të zotit Kopac në këtë histori, apo lidhjet e dyshuara të interesit nga ana e tij. (Lexo këtu)

Këtë përplasje dhe tension mes zotit Kopac dhe ministers Balluku e reflektoi dhe ballafaqimi mes tyre, ku Balluku e akuzoi publikisht zotin Kopac se po tejkalonte çdo kompetencë dhe etikë me kërcënimet dhe ndërhyrjet intimiduese.

Balluku e konsideroi tërësisht të stisur raportin e Sekretariatit, ndërsa Kopac pasi e pa veten të kryqëzuar kërkoi të ndërpriteshin sulmet ndaj tij duke u thënë deputetëve “se miku s’mund të masakrohej”.

Ndryshe nga sa thotë zoti Bozdo, cilado media që nuk e ka transmetuar këtë përplasje mes Ballukut dhe Kopac, i ka bërë nder zotit Kopac, pasi ishte ai që u masakrua në ballafaqim, ministrja Balluku ishte e interesuar që ky lajm të merrte dhenë, pasi ajo e dominoi përballjen me Kopac.

Por nëse aleanca Gjiknuri-Kopac dhe beteja e tyre me Ballukun janë njëra anë e medaljes, ana tjetër është aspekti gjobëvënës i zotit Kopac dhe implikimi i opozitës në këtë lojë.

Mënyra si ka këmbëngulur dhe si ka shantazhuar zoti Kopac zyrtarët shqiptarë, ngjason me një skemë tipike gjobëvënie.

Nëse anuloni tenderin e Akërnisë, unë do ju nxij në raportin vjetor të Sekretariatit të Energjisë.

Pak a shumë kjo duket fabula e shantazhit të zotit Kopac.

Kësaj fabule i është bashkuar dhe Partia Demokratike së fundmi, ndërsa zoti Bozdo me daljen e tij, në mënyrë direkte i ka shërbyer grupit të interesit që kërkon të shmangë anulimin e tenderit të Akërnisë.

Nuk është hera e parë që zoti Gjiknuri dhe miqtë e tij, marrin mbështetje nga lëvizjet e opozitës.

Përshembull një tjetër mik dhe bashkëpunëtor tepër i afërt me Gjiknurin, është afaristi Samir Mane.

Aktualisht në minierën e Bulqizës së zotit Mane janë duke u zhvilluar protesta të sindikatës së minatorëve, por opozita nuk ka guxuar ta pipëtijë emrin e zotit Mane apo dhe të cekë problemin e minatorëve, qoftë dhe tërthorazi.

Partia Demokratike mund ta “masakronte” ministren Balluku dhe qeverinë Rama duke bërë kauzë çështjen e sindikatës së minatorëve në Bulqizë, por opozita nuk ndihet, nuk pipëtin dot.

E sikur të mos mjaftonte heshtja turpëruese e Partisë Demokratike për Bulqizën, zyrtarë të saj dalin në konferenca për shtyp dhe i bëhen krahë lojës shantazhuese të dyshes Kopac-Gjiknuri.

Duke na bindur se PD-ja jo vetëm nuk kanë asnjë ngasje për të mbrojtur interesin publik dhe të frenojë oligarkët, por aq më keq, duket e implikuar dhe në skemën intimiduese Kopac-Gjiknuri. /Hashtag.al

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit