“E para është propaganda, gjithçka bëhet në funksion të saj dhe aspak të vendit”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.12.2019, 13:17

Propaganda është mjeti jetik me të cilin "Rilindja" përpiqet t'u hedhë hi syve shqiptarëve, në përpjekje për t'iu servirur një realitet që s'është gjë tjetër përveçse një fasadë.

Përmes një analize, gazetari Artan Cena shprehet se qeveria po bën gjithçka në funksion të propagandës dhe aspak të vendit.

Ai thekson se Rama u ka kërkuar të tijëve gjatë mbledhjes maratonë të zhvilluar ditën e djeshme në Golem, që propaganda të bëhet më e ashpër këto ditë të vështira për vendin, ku mijëra qytetarë po përballen me pasojat katastrofike të shkaktuara nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit.

Sipas Cenës, nëse në të gjithë botën përdoret një shprehje e famshme biblike e cila thotës "E para ishte fjala", me Rilindjen ndodh ndryshe, pasi për ta e para është propaganda.

Shkrimi i plotë:

‘E para ishte fjala!’

Kjo shprehje e Dhijatës së Vjetër edhe sot e kësaj dite përdoret nga të gjithë.

Çdo minutë, orë e ditë e përdorim. Edhe ti që po lexon këto radhë e përdor fjalën sa herë të mundesh, për mirë apo për keq.

Por ndërsa për njerëzit fjala është e para, ndryshe qëndron puna për Rilindjen që është në pushtet në Shqipëri.

Për Rilindjen e para është propaganda. Dhe këtë e tregon çdo ditë Edi Rama. Edhe në ditët më të zeza për vendin, pas tërmetit të 26 nëntorit, për Ramën dhe ‘rilindësit’ e tij e para ishte propaganda.

Kjo gjë vërehet në çdo dalje të Ramës apo ministrave të tij.

Ka nisur që ditën kur Rilindja ka ardhur në pushtet dhe vazhdon në çdo moment. Gjithçka bëhet në funksion të propagandës dhe aspak të vendit. Dhe dje, Rama ka kërkuar që propaganda të bëhet edhe më e ashpër në këto ditë të vështira për vendin.

Në një mbledhje 1 ditore, Rama u ka kërkuar të tijve që të vendosin theksin te propaganda. Ai ka kërkuar që ministrat të jenë në lartësinë e tij, të propagandojnë sa më shumë të jetë e mundur, për të mbuluar realitetin e trishtë që ka mbuluar vendin, por sidomos në zonat e prekura shumë nga tërmeti.

Këtë u’a kërkoi në mbledhjen me dyer të mbyllura, e këtë e tha edhe vetë dje. Ndërsa vendi është në krizë politike dhe ekonomike, Rama dje fliste për projekte 3D, për ura, tunele, rrugë të reja, ndërsa mijëra shqiptarë janë jashtë dhe ndodhen në çadra, kur temperaturat sot janë ulur dhe sipas parashikimeve në ditët në vazhdim do të shkojnë edhe nën zero.

Mijëra shqiptarë ndodhen në situata të rënda, ndërsa Rama flet për lagje e pallate të reja, kur qytetarët vazhdojnë të jetojnë në çadra verore. Asgjë nuk është bërë edhe pse gati 1 muaj nga tërmeti i rëndë që goditi vendin. Qindra qëndrojnë në hotele, të tjerë po kërkojnë shtëpi me qira, çmimet e të cilave janë ngritur menjëherë pas tragjedisë e mijëra jetojnë në çadra.

Rama dhe vartësit e tij premtojnë strehime, bonuse qiraje, por asgjë nuk është në realitet. Të gjitha janë vetëm fjalë dhe propagandë.

Edhe sot pasi mblodhi kryesinë e Rama tha se në Shqipëri gjithçka është normale. Për Ramën dhe rrethin e tij të njerëzve, gjithçka është normale, kur ata kanë vendosur të ndriçojnë vendin me drita e mozaike, ndërsa komunat shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni vendosën që paratë e zbukurimeve ti japin për të dëmtuarit e tërmetit në Shqipëri.

Vendi ndodhet në krizë politike prej 1 viti, por për Ramën gjithçka është normale, sepse propaganda e tij e shikon vendin të lulëzuar.

Rama thotë se reformat po ecin, ndërsa koncesionet e tij që nuk i kanë sjellë asnjë të mirë qytetarëve, po marrin qindra milionë euro nga xhepi i shqiptarëve.

Realiteti është shumë më ndryshe nga ai që shikon Rama dhe të tijtë, e për këtë arsye ai ka kërkuar që të rritet në maksimum propaganda, pasi nuk mjafton vetëm ERTV-ja, por duhen edhe mënyra të tjera për të shpëlarë trurin e shqiptarëve.

Prandaj për Ramën e para është propaganda nëpërmjet fjalës, pasi realiteti është i zi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit