Festivali i RTSH-së, shpërthen Adelina Ismaili: Mbajnë erë bajgash dhe kanë sponsorë dhëmbë palarë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.12.2019, 10:49

Ashtu si në edicionet e tjera, edhe këtë vit Festivali i 58-të i Këngësh në RTSH, u shoqërua me polemika të shumta, pasi fituese u shpall kënga "Shaj" e Arilena Arës.

Deri në momentet e fundit përflitej se fituesja do të ishte Elvana Gjata, por gjithçka ndryshoi papritur.

Kjo bëri që moderatorja e Festivalit, Alketa Vejsiut t'i kërkonte falje publike Elvanës duke u shprehur se nuk e kishte ajo në dorë përzgjedhjen e fituesit.

Ky veprim i Alketës solli edhe reagimin e këngëtares fituese të Festivalit, Arilena Ara, e cila do të prezantojë Shqipërinë në Eurovizion, i cili do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Holandë.

Edhe këngëtarja e njohur nga Kosova, Adelina Ismaili, e ka komentuar këtë çështje të shumëdebatuar dy ditët e fundit.

Adelina reagoi ashpër përmes disa postimeve në InstaStory, duke sulmuar Alketa Vejsiun dhe ata që i cilëson "sponsora dhëmbë palarë", ndërsa i doli në krah Arilenës.

Këngëtarja nga Kosova shprehet se Alketa Vejsiu i mbeti borxh Arilenës, ndërsa thekson se kjo e fundit është një nga yjet më premtues të muzikës shqiptare, të cilën do ta shohim duke u ngjitur në skenat më të mëdha botërore.

Për Adelinën, Arilena është një nga yjet më premtuese të muzikës shqiptare, të cilën sipas saj do ta shohim shume shpejt duke u ngjitur në skenat më të mëdha botërore.

Ndër të tjera, ajo shkruan:

Alketa Vejsiu mbrëmë i mbeti borxh Arilenës. Ishte hera e parë prej dekadash që ndër shqiptarë po fitonte arti dhe artisti. Jo lëmoshat për gazetarët e rrobaqepësia, jo mafia e politikani, jo luksi fals i korrur në lëndinat e ‘koncerteve’ që mbajnë erë bajgash e sponsorësh dhëmbë palarë. Alketa si femra e parë shqiptare që ka arritur të mbajë mbi supe peshën e dhjetëra spektakleve, mbrëmë sikur u struk nga çmenduria e atyre që sponsorët po i shanin me SMS. Nuk u ekzaltua siç u ekzaltova unë. Ku është ajo Shqipëria që dikur ka çmuar artin? Arilena Arën për herë të parë e kam parë duke kënduar “They don’t care about us”. E admirova sepse për herë të parë pas kaq shumë kohësh po shihja një shqiptare që shkatërronte skenën dhe mua bashkë me energjinë e saj. Nuk kishte buzë të bëra, nuk buzëqeshte zvarrë. Nuk ishte servile. Nuk i shëtiste gazetarët. Nuk i paguante. As me trup, e as me para, e as me këndim."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit