Humbi burrin dhe foshnjen për shkak të rrezatimit, gruaja tregon makthin pas publikimit të historisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.12.2019, 07:55

Seria i HBO-së, “Chernobyl” fitoi tre “Emmy” dhe i solli një audiencë të re historisë së katastrofës bërthamore të vitit 1986 në Ukrainë. Por gruaja në qendër të saj, Lyudmila Ignatenko, bashkëshortja e njërit prej zjarrfikësve të parë që vdiq, thotë se ajo nuk e dha kurrë lejen që të tregohej historia e saj dhe pretendon se tani është e detyruar të fshihet për shkak të ngacmimit të mediave.

Lyudmila foli për gazetaren ruse Olga Malchevska të BBC në intervistën e saj të parë që nga transmetimi i serialit. Ajo tregon se kur mësoi për herë të parë se do të kishte një film për të, u ndje e lënduar dhe e trazuar. Sipas gruas, puna arriti deri në atë pikë sa gazetarët godisnin derën e shtëpisë së saj, vetëm e vetëm për të marrë një intervistë me të.

Prillin e vitit 1986 gruaja ishte shtatzënë dhe po shijonte një martesë të lumtur me Vasily Ignatenko, një zjarrfikës në centralin bërthamor të cernobilit. Ai ishte ndër të parët që vdiqën pas katastrofës, të helmuar prej rrezatimit të frikshëm të asaj që do të kishte fatkeqësia më e rëndë e këtij lloji në botë.

Ludmilla thotë se që kur doli seriali, është përballur me një breshëri kritikash.

Ajo shprehet:

Më thoshin së kam vrarë fëmijën tim, se shkova të takoja tim shoq në spital duke qenë shtatzënë. Nga ta dija unë që rrezikohej fëmija që mbaja në bark? Ne atëherë nuk dinim asgjë për rrezatimin”.

Fëmija i Ludmillës, vdiq vetëm katër orë pas lindjes.

***

Burim: Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit