Flet ish-kolegu i anëtarit të KLP-së: Tartar Bazaj ka qenë i arrestuar për plagosje me armë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.12.2019, 23:24

Pak ditë më parë, në emisionin investigativ "Ajsberg", u denoncua rasti i anëtarit të KLP-së, Tartar Bazaj, i cili dyshohet se në kohën kur ka qenë efektiv policie në Sarandë, në fillim të viteve '90, ka kryer një plagosje të dyfishtë pas një sherri në fshatin Vuno.

Mbrëmjen e sotme, drejtuesi i këtij emisioni, Artur Çani tregoi se ka takuar njërin nga personat që pretendon se është plagosur në vitin 1992 nga Tartar Bazaj, i cili sot është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ai tregoi se ka qëndruar 8 ditë në spital në atë kohë, për shkak të dëmtimve të marra nga plumbi i dalë nga arma me të cilën u qëllua mbrëmjen e 2 shtatorit të vitit 1992.

Më tej ai shprehet se pas 20 ditësh, në shtëpi i erdhi një punonjës policie dhe e pyeti si ndodhi ngjarja.

Personi 1: “Unë isha atje, siç ishim dëgjuam që filloi sherri, dmth, s’kishte dhe drita ishte natë. Edhe dikush nga ata të fshatit pretendonte se I kishin ngacmuar gruan a motrën nuk e di. Nuk dallonim se çfarë po bëhej. U futëm aty për të shuar sherrin, me sa di ishin përfshirë 2 policië. Mua më kapi një plumb që u qëllua nga pistoleta, bashkë me mua edhe një tjetër. Shkova në spital në Sarandë, qëndruam 8 ditë atje pastaj u kthyem në shtëpi. Unë me thënë drejtën nuk e pashë kush më qëlloi. Nuk e di në ishin nga policët apo nga pjesa tjetër në konflikt. Pas 20 ditësh më erdhi një polic në shtëpi dhe më pyeti si ndodhi ngjarja. Më shpëtoi fati, fati im që u plagosa por edhe fati im që shpëtova”, tha personi të cilin “Ajsberg” vendosi të mos ia bëjë publik emrin.

Cani: Më tregon dot çfarë ndodhi me problemin e pronësisë në Sarandë?

Personi 1: Më kishin hapur një gjyq këta të Iljazajt, vajta brenda shte ky shoku, Tartar Bazaj, u bëmë shokë, më thanë është avokat, ia dhashë atij çështjen, e humba në fakt.

Çani: Në çfarë viti ka qenë ky gjykimi

Personi 1: Më duket se ka qenë në vitin 2004, po në 2004 ka qenë.

Çani: Jeni takuar pas 32004 me Bazajn më?

Personi 1: Jo jo nuk jam takuar më.

Gazetari Çani shkoi edhe në Sarandë ku u takua me dy ish-koleg të Bazajt, të cilët kanë qenë pjesë e policisë në atë kohë.

Një prejt tyre tha se Bazaj, i cili ka qenë në repartin e forcave të Ndërhyrjes së Shepjtë, u ndalua nga policia lidhur me ngjarjen. dhe më pas u la i lirë.

Biseda me personin 2 (ish-koleg i Bazajt):

Çani: Në një fshat këtu ka ndodhur në 92 një plagosje, dy veta janë plagosur. Për këtë ngjarje kanë ndaluar Tartar Bazajn.

Cani: E mban mend (pyet personin tjetër)

Efektivi: Ka qenë në repertin e ndërhyrjes së shpejtë, jo në repartin tonë të policisë.

Çani: E mban mend apo jo?

Personi 2: E mbaj mend si ngjarje por nuk kam qenë i pranishëm. U ndalua dhe më pas u la i lirë, unë nuk e di sa është mbajtur i ndaluar.

Biseda e gazetarit me një ish-koleg tjetër të Bazajt:

Personi 3: Nuk e kujtoj, të them ndonjë fjalë bote, nuk e di

Çani: Keni qenë policë njësoj, e njeh ti

Personi 3: E ke gabim, unë kam qenë policie e rendit

Çani: Keni qenë të dy bashkë

Personi 3: Jo nuk e mbaj mend, mbase ka qenë në FNSH

Çani: E shikoni, ju e dini më mirë se unë

Personi 3: Mbase por nuk më kujtohet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit