Shpirtligësia e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe kreut të Policisë Bashkiake, Ermal Kapllani, duket se nuk njeh kufij.
E themi këtë pasi Veliaj, ashtu siç e nisi brutalisht drejtimin e Bashkisë më të madhe në vend, duke u shpallur luftë tregtarëve, po e vijon sërish këtë absurditet.
Një video e publikuar së fundmi në media, tregon "çunat e Kapllanit", duke sekuestruar një karrocë që përdorej nga një familje e varfër për të mbledhur kanaçe në koshin e plehrave. Video është filmuar mbrëmjen e sotme në zonën e Yzberishtit.
Pasi i vuri të gjitha punët në vijë, tashmë "çeta e Lali Erit" po vijon luftën që i ka shpallur prej vitit 2015 të varfërve, duke mos i lënë të ushtrojnë as aktivitetin me të cilin sigurojnë jetesën dhe bukën e gojës për fëmijët.
Sikur të mos u mjaftonte varfëria e tejskajshme që i ka katandisur në këtë gjendje të mjerueshme ekonomike, "kriminelët që vjedhin kanaçe në koshat e plehrave" duhet të përballen edhe me përbuzjen dhe trajtimin aspak profesional nga ana e përfaqësuesve të pushtetit vendor.