‘MiniShengeni dëmton Kosovën, përfshirja e Shqipërisë kthehet në dëm të madh’

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.12.2019, 21:35

'Minishengeni Ballkanik' ka prekur çdo politikan, personazh dhe personalitet, ku shumica i janë vënë kundër kryeministrit Rama me përfshirjen e Shqipërisë në këtë projekt.

Gjithashtu, Rama iu drejtua me fjalë shumë të ashpra kryeministrit Haradinaj, të cilin e konsideroi të paditur dhe gënjeshtar.

Ndërkohë, ish-deputeti i PD Genc Pollo ka qenë i ftuar në “Mbrëmje në ABC” me Mirela Milorin, ku ka thënë se e dëmtuara më e madhe në këtë rast është Kosova.

Më tutje, ai u shpreh se imazhi që i jepet botës që Kosova është e izoluar, është dëmtuese krahasuar me dëmet që i solli nisma me copëtimin e Kosovës.

Pollo thotë se:

Dalim me një nismë të re ku nuk ka më konsensus në rajon, mungon Bosnja dhe për Shqipërinë mungon Kosova. Ne mund të diskutojmë gjatë që është faji i Kosovës që nuk erdhën apo është faji i Edi Ramës që nuk i ftoi. Kryeministri në detyrë i Kosovës nuk është ftuar. Hashim Thaci mund të ketë arsyet e veta. U dogj me Ramën bashkë me dhe Vuciçin për shkëmbimin e territoreve. Unë po e them duhet të ishte edhe Bosnja. Mali i Zi ishte në mënyrë protokollare. Bosnja ka probleme të tjera, por nuk dëmtohet nëse nuk mori pjesë. Kosova dëmtohet. Bosnja ka probleme të brendshme, por ndërkombëtarisht është shtet i njohur nga të gjithë. Në këtë kontekst imazhi që i jepet botës që Kosova është e izoluar është dëmtuese krahasuar me dëmet që i solli nisma me copëtimin e Kosovës. Është një nismë e padobishme por teknikisht mund të mos jetë e dëmshme. Fakti që Kosova ishte e munguara e madhe kthehet në një dëm të madh për Kosovës, dhe që Shqipëria ka dorë kthehet në një dëm të madh.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit