Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.
Mësohet se një furgon dhe një automjet tip "Mercedes Benz" janë përplasur tek "Ura e Dajlanit".
Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, mjeti tip "Mercedez Benz" ka pësuar dëmtime në pjesën e tij të përparme.