Zhduket në rrethana misterioze 19-vjeçarja shqiptare në Francë, familjarët: Tha se do të takohej me profesorin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.12.2019, 21:06

Një 19-vjeçare nga Kosova u zhduk në rrethana misterioze katër ditë më parë në Francë.

Ajo jetonte në qytetin Clermont-Ferrand, afër Lionit, ndërsa familjarët u shprehën i humbën kontaktet me të që prej datës 20 dhjetor, kur e reja ishte nisur herët në mëngjes të zhvillonte praktikën për kuzhiniere.

Rasti i saj u denoncua në emisionin "Pa Gjurmë". Sipas të afërmve, atë ditë 19-vjeçarja Arta Mehmeti përfundonte praktikën për kuzhiniere, pasi ishte dita e fundit.

E fundit që ka komunikuar me të ka qenë kushërira e saj, e cila tregon se Arta i dërgoi një foto rreth orës 12:00, pa i shpjeguar se ku ndodhej ekzaktësisht.

19-vjeçarja dukej me veshje normale, por me përparësen e kuzhinës.

Itinerari i tre javëve të fundit i 19-vjeçares ishte praktika që zhvillonte, për t’u pajisur me një diplomë në fushën e gastronomisë si specialiste kuzhine, ndërsa ditën që u zhduk ishte dita e fundit e praktikës.

E humbur katër ditë më parë, familja nuk ka asnjë informacion për fatin e Artës, ndërsa foli për herë të fundit në telefon me babanë, rreth orës 5 të pasdites të asaj dite kur humbi gjurmët. Ajo i tha babait se ishte duke pritur autobusin, ndërsa ky i fundit vonohej për shkak të protestës që zhvillohej prej një jave nga qytetarët francez në qytet.

Me një distancë prej 20 minutash me mjetin e transpotit urban, 19-vjeçarja nuk po kthehej. Kur kishte kaluar afro një orë babai e merr sërish, por telefoni rezultoi i fikur.

Në dijeninë e familjarëve Arta nuk ka pasur lidhje me ndonjë djalë, por as shumë shoqëri pasi kishte pak kohë që jetonte në Francë, shkruan "shqiptarja.com". Madje familjarët kontaktuan edhe me stafin pedagogjik ku ajo zhvillonte praktikën, por askush nuk dha informacion duke e nënvlerësuar faktin, për shkak se ata ishin të huaj.

Vëllai i saj, Agroni ka treguar bisedën e fundit që ka pasur, duke theksuar se ata flisnin për çdo gjë së bashku, ç'ka ka ngritur edhe më shumë dyshimet tek ai se nuk ka ikur me dëshirë.

Agroni u shpreh:

Prej ditës së premte është larguar nga shtëpia dhe fundi kontakt ka qenë vetëm me babin, e cila ka fol dhe ka qenë rreth orës 4-5 kur i ka treguar babit tim që është duke shkruar te shkolla për të lënë disa dokumente që duhet t'i firmoste. Ka qenë jo me rrobat e punës. Ka dërguar një snap dhe s'ka treguar më shumë. Arta ka treguar që ka qenë rrugës për të shkuar deri tek shkolla që do i nënshkruante disa dokumente një profesor te shkolla. Kemi folur edhe me profesorin. Shkolla është e mbyllur prej pushimeve të dimrit. Arta ka pasur shoqe, por nuk e di as kush janë dhe as ku jetojnë. Prej të premtes celulari saj rezulton i fikur. Kemi folur dhe me policinë, dhe ajo na ka thënë që duhet të prisni. Kohët e fundit në Francë ka pasur disa greva dhe ajo vazhdimisht ka udhëtuar te shkolla me autobusë, por autobusi ku r ka qenë greva nuk ka punuar dhe i ka thënë babit që ta shoqëronte në shkollë. Ditën që humbi, ka pasur një protestë në Lyon, ishte paqësore. Nuk ka qenë e lidhur, kemi qenë shumë të lidhur. Nuk kishte arsye që të largohej kështu nga shtëpia."

Më herët, Arta kishte shprehur frikë tek i ati, duke i kërkuar shpesh ta shoqëronte për në praktikë, sepse ajo ndihej e frikësuar, pasi dilte shumë herë në mëngjes.

Protesta në Clermont-Ferrand kishte afro një javë që zhvillohej në të njëjtin qytet ku 19-vjecarja zhvillonte ditët e praktikës. Protestë në të cilën Arta nuk ka marrë pjesë, por që ka qenë e detyruar të kalojë përmes turmës. Shkolla ku Arta zhvillonte mësimin është mbyllur për shkak të festive të fundivitit, që prej ditës së premte kur 19-vjecarja u zhduk.

Arta ishte zhvendosur nga Kosova drejt Francës prej tre vitesh, bashkë me dy prindërit, dy motrat dhe dy vëllezërit e saj. Ata jetonin në Francë me dokumente të rregullta.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit