Vëllai i të dhunuares nga serbët me fjalë prekëse: Ne i kemi kërkuar falje që s’kemi mundur ta mbrojmë

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 23.12.2019, 19:35

Vasfije Krasniqi Goodman, ishte një nga gratë e mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ajo ishte vetëm 16-vjeçare, kur përjetoi dhunën nga forcat serbe.

Ani pse shumë shpesh këto gra nuk përkrahën nga familjarët, familja Krasniqi veproi ndryshe.

Ajo që e mundon vëllain e saj Naif Krasniqin që sa vite, është fakti se në kohën kur motra e tyre u keqtrajtua, familja nuk kishte arritur t’i dilte në ndihmë.

‘’Ne i kemi kërkuar falje qe s’kemi mundur ta mbrojmë, ne nuk kemi pranu me u dërmu e me vuajt edhe me heshtë. Ne si familje e kemi trajtu gjithmonë faktin se ajo çfarë Buqes i ka ndodhë s’ka të bëjë me moralin ,as me nderin”, ka thënë Krasniqi.

I ftuar në emisionin Frontal në T7, vëllai i Vasfije Krasniqit, Naif Krasniqi tregoi se si e përjetuan rastin.

“Krimi si i tillë, cilësohet si një prej krimeve më të rënda, se çdo veprim pastaj bëhet në heshtje. Është pak e rëndë me u ballafaqua, sepse është vërtetu dhe konfirmohet se krimi është bë qëllimisht. Kur Buqja u dhunua dhunuesit kanë thëne që ne kemi me t’i lanë gjallë, që ti dhe familja juve të na kujtoni dhe brezat që vijnë. Ne i kujtojmë ata për shkak të mënyrës barbare që kanë pas. Mënyrën qysh ne e kemi përkrahë Buqen jemi gatshëm me përcjelle tek te tjerët’’, rrëfen ai.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit